
Një situatë e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht në ditën e 40-të radhazi të qëndresës qytetare.
Kryeministri Edi Rama, i sapokthyer nga një udhëtim zyrtar në Ankara të Turqisë, ka dalë nga godina e Kryeministrisë duke kaluar me eskortën e tij qeveritare mjaft pranë turmës së protestuesve.
Qytetarët, të cilët ishin mbledhur për të 40-en natë me radhë, kanë shpërthyer në koret e tyre të përhershme, duke shoqëruar mjetet e luksit të qeverisë me thirrjet e prera:
“Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jep dorëheqjen” dhe parullën e re “Shqipëria Kërkon Revolucion”.

Be First to Comment