Skip to content

Vrasja e Ilir Gjinit në Laç, policia gjen një pistoletë tjetër në vendin e ngjarjes, dyshohet se vrasësi nuk ka qenë vetëm

Teksa autoritetet janë në terren duke punuar për zbardhjen e plotë të vrasjes së shtetasit Ilir Gjini në Laç, sot mësohet se është gjetur pranë vendngjarjes një armë e dytë zjarri.

Burime për mediat bëjnë me dije se arma është gjetur në lagjen “Erdogan” të Laçit, ndërsa shton se grupi hetimor ndodhet në terren duke vijuar punën prej 2 ditësh për zbardhjen e vrasjes që tronditi qytetin mbrëmjen e 9 korrikut.

Raportohet se arma e gjetur e cila është dhe sekuestruar është një revolver, që është dërguar për ekspertizë balistike.

Pritet të dalë ekspertiza që të përcaktohet nëse arma është përdorur gjatë ngjarjes, kujt i përket dhe a ka pasur shkëmbim zjarri.

Megjithatë, dyshohet se në vendngjarje në momentin e krimit të rëndë, nuk kanë qenë vetëm autori i dyshuar dhe viktima, por edhe persona të tjerë që mund të kenë qenë të pranishëm ose të përfshirë në konflikt.

Siç kemi raportuar dhe më parë për vrasjen e Ilir Gjini, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure është shpallur në kërkim shtetasi Emiljan Suti. Ndërsa Policia ka shoqëruar për t’i marrë në pyetje nënën dhe vëllain e Emiljan alias Artur Suti.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *