Skip to content

Lajmërim i rëndësishëm për ata që udhëtojnë për Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, duke filluar nga 10 korriku e deri më 18 korrik, do të mbyllet përkohësisht për qarkullim një nga segmentet më të frekuentuara të kryeqytetit.

Bëhet fjalë për rrugën “Fehmi Lladrovci”, në segmentin që lidh Rrethin e Flamurit me Rrethin e Spitalit, ku do të zhvillohen punime infrastrukturore.

Sipas njoftimit zyrtar të Komunës, mbyllja e rrugës është e nevojshme për realizimin e punimeve, ndërsa gjatë kësaj periudhe trafiku do të ridrejtohet nëpër rrugë alternative.

“Gjatë kësaj periudhe, trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të mbetet i mundësuar,” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se sinjalizimi i përkohshëm do të vendoset në terren për të orientuar drejtuesit e automjeteve dhe për të shmangur bllokimet në komunikacion.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, si dhe të planifikojnë paraprakisht lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar itinerare alternative.

Punimet pritet të përfundojnë më 18 korrik, kur edhe ky segment rrugor pritet t’i rikthehet qarkullimit normal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *