Skip to content

Përplasen “kokë më kokë” dy makina, raportohet për katër të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Runë”.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Dyshohet se shkak i përplasjes mund të ketë qenë shpejtësia e lartë./vizionplus.tv

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *