
Një prej protestuesve gjatë tubimit para Kryeministrisë i bëri thirrje SPAK-ut që të tregonte nëse ka një kërkesë të dytë të protokolluar në Kuvend për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
“Dhe një kërkesë të fundit për SPAK. Ju lutem ta bëjnë të qartë dhe pa nënkuptime. A ka një kërkesë të dytë të protokolluar në Kuvend për heqjen e imunitetit të Ballukut?
Ju bëj thirrje edhe deputetëve që nëse ka një dokument të protokolluar nga SPAK për këtë çështje, ta bëjnë publike. Arrestoni Ballukun”, tha një protestues.
Be First to Comment