
Një 24-vjeçar nga qyteti i Fierit rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh, ndërsa familjarët kanë humbur çdo kontakt me të dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.
Bëhet fjalë për Hegi Gremin, i cili është larguar nga banesa me automjetin e tij dhe nuk është kthyer më. Sipas familjes, ai banon në Fier, ndërsa është me origjinë nga fshati Belinë.
Nëna e të riut shprehet se është tepër e shqetësuar, duke bërë të ditur se djali prej katër vitesh trajtohet për depresion dhe ankth.
Sipas saj, ditët e fundit ai kishte ndërprerë marrjen e medikamenteve, ndërsa mungesa e kontaktit është e pazakontë dhe ka shtuar shqetësimin për gjendjen e tij.
Familjarët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që mund ta kenë parë ose të kenë informacion mbi vendndodhjen e 24-vjeçarit, ta njoftojnë menjëherë Policinë e Shtetit ose të kontaktojnë familjen për të ndihmuar në gjetjen e tij.
Autoritetet pritet të vijojnë verifikimet për lokalizimin e të riut dhe sqarimin e rrethanave të largimit të tij.
Be First to Comment