Një nga momentet më prekëse të mbrëmjes erdhi kur Ylli ndaloi koncertin për të bërë një dedikim për këngëtarin Shpat Kasapi, duke folur me vlerësim për ndikimin që ai ka pasur në rrugëtimin e tij artistik.
“Shpat Kasapi është një nga artistët me më së shumti ndikim në muzikën shqiptare dhe një nga ata artistë që më ka formuar”, u shpreh Ylli para publikut.
Këngëtari tregoi se që në fëmijëri ishte rritur me muzikën e Shpat Kasapit dhe se i njihte pothuajse të gjitha këngët e tij.
“Kur isha i vogël, i doja shumë këngët e tij dhe nuk kishte këngë që nuk ia dija. Nuk e kam njohur personalisht, por dy-tri herë e kam takuar në aeroport dhe gjithmonë jam shtangur nga ideja që takova idhullin e fëmijërisë sime”, tha ai.
Fjalët e Yll Limanit u pritën me duartrokitje nga publiku, duke e kthyer dedikimin në një nga momentet më emocionuese të koncertit.
Be First to Comment