
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë po zhvillon një takim në Qendrën Sociale “Jonathan” ku në fokus është mbështetja ekonomike e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuar.
Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi Ndryshe 2026-2030 parashikon dyfishimit e mbështetjes ekonomike, më shumë shërbime në komunitet, akses më të lehtë në arsim, punësim dhe rehabilitim, si dhe mbështetje më të madhe për jetesë të pavarur.

Be First to Comment