Skip to content

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, ja kur moti bën kthesën

Meteorologia Lajda Porja në një emision televiziv bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita e fundit për sa i përket të nxehtit afrikan.

Meteorologia u shpreh gjithashtu se këtë javë territori shqiptar do të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm dhe temperatura drejt rënies. Sakaq, sipas saj, duke filluar që nga dita e mërkurë dhe në vijim, do të jetë mot mjaft i freskët, i cili do të zgjasë edhe gjatë fundjavës.

“Sot do të jetë edhe dita e fundit ku do të kemi këtë valën e nxehtë afrikane. Presim temperatura shumë të larta edhe gjatë ditës së sotme, 39-40 gradë do të jenë pothuajse të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë.

Megjithatë, kjo valë e nxehtë afrikane tashmë po largohet gradualisht. Parashikohet që dita e nesërme të sjellë një rënie, e cila do të jetë me 2 gradë. Megjithatë mbetet sërish një mot i nxehtë me vlera 39 gradë. Nesër presim që të kemi shumë vranësira, të ketë edhe lagështirë dhe në fakt të mos ndjehet shumë ai freskimi i moti.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *