
Edi Rama njoftoi ngritjen e një ekipi që do të analizonte pakënaqësinë publike dhe do të përgatiste reagimin e qeverisë. Platforma ende nuk është bërë publike. Burime dhe sinjale politike flasin për negociata që shkojnë përtej protestës, nga investimet në Zvërnec e Sazan, deri te raportet e kryeministrit me Sorosin dhe administratën Trump. Në qendër të përplasjes qëndron kërkesa që Rama të mos vazhdojë të qëndrojë në dy karrige…
Prej tri javësh, Edi Rama premton një platformë reagimi dhe reflektimi të qeverisë ndaj protestës që nisi më shumë se një muaj e gjysmë më parë. Kryeministri deklaroi se kishte ngritur një ekip të posaçëm për të analizuar pakënaqësinë publike, kërkesat e protestuesve dhe ndjeshmërinë e qytetarëve ndaj qeverisë.

Be First to Comment