Katër foshnjat lindën me operacion cezarian më 14 korrik, në javën e 28-të e katër ditë të shtatzënisë, në Royal Brisbane and Women’s Hospital.
Sipas ekipit mjekësor, bëhet fjalë për katërnjakë monozigotikë, një fenomen tepër i rrallë ku një vezë e vetme e fekonduar ndahet në katër embrione identike, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Nëna, 34-vjeçarja Jenitar Na’amoana, dhe bashkëshorti i saj Jortham, të cilët janë prindër edhe të katër fëmijëve të tjerë, thanë se lajmi se prisnin katërnjakë ishte një surprizë e madhe.
Mjekja obstetre dhe specialiste e mjekësisë feto-maternale, Alexa Bendall, e cila ndoqi shtatzëninë që nga fillimi, vlerësoi se lindjet natyrale të katërnjakëve identikë ndodhin vetëm një herë në rreth 15 milionë shtatzëni.
Ajo theksoi se rasti ishte edhe më i pazakontë, pasi të katër foshnjat ndanin të njëjtën placentë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
Be First to Comment