“Ka momente kur heshtja nuk është më forcë, sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë që nuk ka zë për të treguar atë që ndien”, shkruan ajo.
Modelja sqaron se reagimi i saj nuk është hakmarrje apo përpjekje për të denigruar ish-partnerin, por një reflektim mbi përgjegjësinë e prindërimit.
Ajo shprehet se nuk e shqetëson fakti që Grezda ka vazhduar jetën e tij dhe ka një partnere të re, duke theksuar se secili ka të drejtë të kërkojë lumturinë.
Sipas saj, problemi lind kur krijimi i një jete të re bëhet arsye që fëmija të mos mbetet më prioritet.
“Nuk më shqetëson fakti që babai i Kianit ka zgjedhur të vazhdojë jetën e tij apo që ka një partnere të re. Ajo që më dhemb është kur krijimi i një jete të re bëhet arsye që fëmija të mos jetë më prioritet”, shkruan Abazi ndër të tjera.

Be First to Comment