Skip to content

Hetimet janë mbyllur gjithashtu edhe për Nuredin Dumanin, i cili po gjykohet edhe në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë”. Dumani ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Ndaj të gjithë grupit, SPAK ka ngritur akuzat për “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Çështja tashmë ka kaluar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku pritet hedhja e shortit për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për kalimin ose jo të çështjes në gjykim.

Nga 9 personat e dërguar për gjykim, vetëm dy prej tyre janë të arrestuar: Aleks Ndreka, i njohur si “Leksi i Druve”, dhe Denis Bajri, i njohur gjithashtu me mbiemrin Brajovic.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *