“Ai është lojtari më i madh në histori dhe dikush që e kam admiruar gjithmonë. Pas ndeshjes doja t’i tregoja respektin tim.”
Më pas, 19-vjeçari tregoi mesazhin që mori nga fituesi i tetë herë i Topit të Artë:
“Më tha të vazhdoj rrugën time dhe se e ardhmja i përket brezit tonë. Ato fjalë vlejnë po aq sa medalja e artë që kam në qafë.”
Yamal shtoi se realizimi i këtij momenti është ende i pabesueshëm për të.
“Nëse dikush do të më kishte thënë disa vite më parë se do të ngrija Kupën e Botës pasi të luaja kundër Lionel Messit, do ta kisha quajtur të çmendur.”
Momenti mes Messit dhe Yamalit u bë një nga skenat më të veçanta të finales, duke simbolizuar respektin mes dy brezave të futbollit botëror./Top Channel
Be First to Comment