Incidenti është regjistruar pas një kontrolli që Tatimet kanë kryer në një biznes të një familjari të Totajt, ky i fundit dyshohet se ka kanosur drejtoreshën përmes mesazheve në celular. Teksa burime për mediat kanë bërë me dije se dyshohet se ai ndër të tjera i ka shkruar drejtoreshës së “nuk do t’ia harronte deri sa të vdiste” dhe se “do ta vriste”, megjithëatë nuk ka ende një deklaratë zyrtare në mbështetje të kësaj.
Totaj u thirr këtë të martë për t’u marrë në pyetje nga strukturat e DVP Tiranë, ndërsa veprimet proceduriale po kryehn nën drejtimin e Prokurorisë.
Ende nuk është bërë një reagim në lidhje me ngjarjes, qoftë nga Salarjon Totaj apo Elisa Spiropali.
Be First to Comment