Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është heqja e detyrimit për paraqitjen çdo vit të dokumentacionit mjekësor pranë komisioneve të vlerësimit për rastet kur afati i përfitimit është disa vjeçar. Sipas qeverisë, kjo masë do të ulë procedurat administrative dhe kostot për përfituesit.
Paketa parashikon gjithashtu njohjen e periudhave kontributive për 14,657 ndihmës personalë të personave me aftësi të kufizuara, me një efekt financiar shtesë prej 674 milionë lekësh në Buxhetin e Shtetit. Kjo masë do të nisë të zbatohet nga 1 shtatori 2026.
Me këtë vendim, periudha e shërbimit të ndihmësve personalë do të njihet si periudhë kontributive për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndërsa synohet forcimi i kujdesit në familje dhe reduktimi i nevojës për institucionalizim.
Paketa e miratuar përfshin gjithashtu ndryshime në vendimet e Këshillit të Ministrave që rregullojnë pagesat për personat me aftësi të kufizuara, përfitimet nga statusi i të verbrit, procedurat e vlerësimit të aftësisë së kufizuar, si edhe mbrojtjen e veçantë për gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë deri në 18 vjeç.
Be First to Comment