Skip to content

Protestat nuk kanë të ndalur në Tiranë/ Rama zbulon çfarë do ndodhë Zvërnecin

Kryeministri Rama ka folur diotën e sotme në emisionin Shqipëria Live në Top Channel në një intervistë me Sidorela Gjonin lidhur me protestat e zhvilluara kundër projektit të Zvërnecit.

Rama: Protestat janë pjesë e jetës demokratike. Njerëzit protestojnë, por këto nuk janë matje force nëse nuk maten me numra, pavarësisht se sa janë numrat, por me qëllime, me kauzën dhe me kërkesat, e me radhë. Pra, këto dy gjëra nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Ne, së bashku me PS-në, jemi votuar me një shumicë domethënëse, por kjo nuk përjashton faktin që njerëzit e ndajnë hapësirën demokratike me ata që na kanë votuar. Ne nuk jemi për të treguar kush është më i fortë apo kush ka më shumë mbështetje, sepse nuk është lojë; është një marrëveshje serioze me shqiptarët dhe një kontratë që duhet zbatuar sipas programit që kemi paraqitur te njerëzit dhe pse na votuan. Nuk është për të treguar “kush jam unë” dhe “kush jeni ju”. Këtu është puna e ndarë: disa janë zgjedhur për të çuar përpara një projekt historik, siç është anëtarësimi në BE, ndërsa disa kanë zgjedhur të protestojnë kundër tyre. Më vjen keq, sepse ne e kemi planifikuar muajin tonë para se të shfaqej protesta. 12 qershori është dita e lidhjes socialiste dhe nuk e shtyjmë për shkak të protestës. Ora është vendosur sepse temperaturat nuk janë si në fillim dhe nuk kemi pse t’i lëmë njerëzit në pik të diellit. Ne do ta mbyllim më shpejt se ata që duan të shëtisin në rrugët e Tiranës. Nuk ka provokim; kjo është jeta demokratike. Nuk dua të bëj komente, por koha kur njerëzit me turma çoheshin ka vdekur, njeri i mirë.

Sa i përket kritikave a kanë të drejtë ata protestues se shëndetësia nuk është siç u premtua, apo se nuk ka ujë e drita, apo se është rritur numri i të larguarve?

Rama: Shëndetësia ka ende punë për të bërë. Ujë dhe drita 24 orë ka, siç nuk ka pasur asnjëherë më parë, por ka ende zona që kanë nevojë, dhe për shkak se ka nevojë, do të vazhdojmë punën. Këto nuk realizohen sepse i konstatojmë kështu.

Sa kohë ju duhet?

Rama: Sipas meje, mandati përfundon në vitin 2029, pastaj do të bëhet bilanci dhe populli do të bëjë zgjedhjen e vet. Nuk ka nevojë ta mendojmë duke kthyer kokën mbrapa; shohim ku jemi nisur dhe besoj se kjo është Shqipëria më e mirë që kemi pasur në raport me dje e pardje. Dhe e përsëris: Shqipëria që do të kemi duhet të jetë dhe do të jetë më e mirë se kjo.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *