Skip to content

“Iu kishte treguar shokëve se kishte fituar 500 mijë euro” – Gazetari tregon detajet nga zhdukja e Englant Koçit: “Dhelpra” njihej për përdorimin e drogës, u habitën që ai e vrau

Gazetari Sokol Bregu, ka folur për zhdukjen e Englant Koçit, i cili dyshohet se është eleminuar.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bregu deklaroi se Koçi i kishte thënë miqve të tij se kishte arritur të siguronte 500 mijë euro në kriptomonedha dhe se ky mund të jetë motivi i zhdukjes apo eleminimit të tij.

“Viktima kishte thënë në grupin e vet shoqëror se kishte fituar 500 mijë euro. Problemi i parave dixhitale është se ndodhen në telefon.

Duke menduar se ky ka patur 500 mijë euro, është kryer vrasja, jam i bindur. Pastaj dalim në moralin a të vret shoku për 500 mijë euro? Këta të vrasin për 15 mijë euro, jo 500 mijë euro.

Ky njeriu ka thyer nga portofoli i zotërisë para dixhitale në shifra që nuk binin në sy, 10, 12, 17, nuk dihet a i kishte viktima 500 mijë euro para dixhitale në telefon. Ato që janë thyer janë shifër shumë më e vogël. Kjo ka qenë arsyeja kryesore, grabitja e parave.

I kërkuari në këto momente, ka pseudonimin “dhelpra”. Kam pyetur disa persona që mund ta njihnin. Në fakt kush e njihte kanë mbetur të habitur që ky mund të ketë kryer këtë vrasje. Ai njihet për përdorimin e shpeshtë të lëndëve narkotike”, tha ndër të tjera Bregu.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *