
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një njoftim për qytetarët amerikanë në lidhje me protestën që zhvillohet sot para Kuvendit.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se protestuesit do të mblidhen pranë ndërtesës së Parlamentit në Rrugën “George W. Bush”. Autoritetet paralajmërojnë se protesta mund të zgjerohet edhe në zonat përreth dhe pranë institucioneve të tjera qeveritare.
Ambasada thekson se gjatë zhvillimit të protestës pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë tubimit. Gjithashtu, personelit të Ambasadës Amerikane i është rekomanduar të shmangë zonën e protestës.

Be First to Comment