Pasi videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, Ministria Egjiptiane e Shëndetësisë ka nisur një hetim administrativ për të verifikuar nëse sjellja e dentistes është në përputhje me etikën profesionale dhe standardet që duhet të respektojnë punonjësit e shëndetësisë.
Videoja ka ndarë opinionin publik në dy kampe. Një pjesë e përdoruesve të rrjeteve sociale e kanë konsideruar kërcimin si një moment spontan dhe argëtues, duke argumentuar se edhe mjekët kanë të drejtë të shfaqin anën e tyre njerëzore.
Nga ana tjetër, kritikët vlerësojnë se një sjellje e tillë nuk i përshtatet një ambienti mjekësor dhe mund të cenojë seriozitetin e institucioneve shëndetësore, si edhe imazhin e profesionit të dentistes.
Ndërkohë, autoritetet pritet të dalin me një përfundim pas përfundimit të hetimit administrativ, ndërsa videoja vijon të qarkullojë gjerësisht në rrjetet sociale dhe të gjenerojë mijëra komente.
Be First to Comment