Vetëm një ditë më parë, Vali kishte reaguar publikisht, duke treguar se mungesa e Anitës po ndihej edhe nga qeni i tyre, Safari, ndërsa shprehu zhgënjimin për refuzimin e kërkesës së saj për lirim.
Ndërkohë, një lajm i rëndësishëm është bërë publik nga vetë Vali. Në një komunikim me Prive by Liberta Spahiu, ai konfirmoi se Anita është shtatzënë.
Sipas tij, lajmin e mësoi përmes një telefonate që Anita i bëri nga ambientet e burgut.
Vali u shpreh se do të kishte dëshiruar që këtë moment ta përjetonin së bashku jashtë mureve të burgut, por shtoi se e ka pranuar situatën duke thënë: “Kjo është jeta.”
Tashmë mbetet për t’u parë se si do të vijojnë procedurat ligjore dhe kur Anita do të mund të rikthehet pranë familjes së saj.
Be First to Comment