Skip to content

Në reagimin e saj, ish-deputetja shkruan se slogani që, sipas saj, përmbledh më mirë protestën e sotme është: “Po ti, nga cila anë e gardhit je?”

Në postimin e plotë, Shamku shkruan:

“Carrie Ann Morgan, antropologe gjuhësore, kolegia ime, studiuese dhe shpirt i lirë, u shoqërua sot gjatë protestës.

Elsa Paja, artiste, ilustratore, mikja ime, një shpirt po aq i bukur sa vetë Vjosa-Narta që ajo mbron, u shoqërua sot.

Mendoj se nga sot, slogani më i gjetur i kësaj proteste është: ‘Po ti, nga cila anë e gardhit je?’

Shihemi për pak në Komisariatin nr. 3, ku mbahen të shoqëruara Carrie dhe Elsa!”

Reagimi i Shamkut vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës para Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës dhe sprajit me piper, si edhe shoqërimin e disa pjesëmarrësve në protestë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *