
Në monologun më shumë se një orë që mbajti këtë të Premte për “protestuesit e Flamingove”, kryeministri Edi Rama e vuri theksin tek një fjalë: “arroganca”. Ai kritikoi administratën, pra nëpunësit, se po sillen plot arrogancë me qytetarët dhe kjo i ka nxjerrë ata prej dy muajsh në Bulevardin kryesor të Tiranës.
Por, ndërkohë që fliste për “arrogancën e të tjerëve”, në fakt fjalimi i Ramës ishte tërësisht me nota arrogance. Ai foli, kërcënoi dhe tregoi se nuk do të tërhiqej nga projektet e tij ndërtimore të shumë-debatuara, si edhe e pranoi hapur se nuk ka ndërmend të tërhiqet, duke injoruar kërkesën kryesore të mijëra protestuesve.

Be First to Comment