Skip to content

Haaland “çmend” dasmën e Donnarumma-s, festa kthehet në spektakël me ritualin viral të Botërorit (Video)

Jo vetëm futboll, por edhe spektakël jashtë fushës.

Portieri i Manchester City-t dhe kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij prej shumë vitesh, Alessia Elefante, në një ceremoni madhështore të organizuar në rajonin e Puglias, në jug të Italisë.

Dasma u zhvillua në një “masseria” tradicionale pranë Fasano-s, ndërsa mes të ftuarve nuk munguan disa prej emrave më të njohur të futbollit botëror. Në ceremoni morën pjesë trajneri Pep Guardiola, legjenda italiane Paolo Maldini, mesfushorët Sandro Tonali dhe Nicolò Barella, si edhe sulmuesi norvegjez Erling Haaland, shoku i ri i skuadrës së Donnarumma-s te Manchester City.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *