Skip to content

Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës (Video)

Një situatë e tensionuar është raportuar në zonën e Rrjollit, ku banorët janë përfshirë në përplasje me forcat e policisë.

Sipas informacioneve, përplasjet kanë nisur pasi banorët janë afruar në zonën e punimeve dhe janë përballur me policinë që po ruante perimetrin e sigurisë.

Në kulmin e tensioneve, disa protestues kanë hequr një pjesë të rrethimit metalik me kangjella që ishte vendosur përreth kantierit.

Banorët kanë tentuar gjithashtu të bllokojnë mjetet e rënda të punës, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë për t’i larguar nga zona dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *