Gjatë rrugës, në afërsi të Milanos në Itali, automjeti që drejtohej nga Dioni u përfshi në një aksident me një veturë tjetër. Pas përplasjes, 19-vjeçari u dërgua me urgjencë në një spital të zonës, ku për disa ditë luftoi për jetën.

Por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Dioni nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Ai u nda nga jeta më 24 korrik, pikërisht në ditën kur mbushte 19 vjet, në praninë e prindërve të tij.
Familjarët dhe banorët e Ramjanit e kanë përshkruar Dionin si një djalë të urtë e punëtor, i cili jetonte dhe punonte me prindërit dhe axhallarët e tij në Francë.
Këshilli i Fshatit Ramjan ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Emerllahu, prindërit e Dionit, axhallarët dhe të gjithë të afërmit, duke e cilësuar humbjen e tij si një dhimbje të madhe për gjithë fshatin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
Be First to Comment