Skip to content

Sipas hetimeve paraprake, 38-vjeçari, në bashkëpunim me 19-vjeçarin, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri ndaj disa shtetasve, me qëllim kanosjen e tyre.

Ndërkohë, për 8 persona të tjerë ka nisur procedimi penal për “Moskallëzim krimi”, pasi dyshohet se kishin dijeni për ngjarjen, por nuk e kanë denoncuar atë në polici.

Gjithashtu, një 44-vjeçar është proceduar për veprime që dyshohet se kanë penguar zbulimin e së vërtetës.

Njoftimi:

Qëlloi në ajër me armë zjarri për të kanosur disa shtetas, vihet në pranga 38-vjeçari.

Nis procedimi penal për 8 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi, si dhe për një 44-vjeçar, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 24.07.2026, në bulevardin “Elez Isufi”, arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. I., 38 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. I., 19 vjeç, banues në Pollozhan, Dibër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi F. I., në bashkëpunim me shtetasin K. I., ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të kanosur shtetasit M. H., 52 vjeç, L. H., 21 vjeç, O. H., 25 vjeç, R. H., 21 vjeç, J. Sh., 18 vjeç dhe K. D., 18 vjeç, banues në Peshkopi dhe Pollozhan.

Për këta shtetas, si dhe për shtetasit K. C., 70 vjeç dhe R. C., 42 vjeç, banues në Pollozhan, ka nisur procedimi penal për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi, megjithëse kanë pasur dijeni për ngjarjen, nuk e kanë kallëzuar atë pranë organeve të Policisë.

Gjithashtu, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë edhe për shtetasin G. I., 44 vjeç, banues në Pollozhan, pasi dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *