
Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi ka reaguar ndaj platformës “Besa”, të prezantuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama, duke vënë theksin te rëndësia e besueshmërisë së qeverisjes dhe jo e simbolikës politike.
Përmes një mesazhi publik, Meksi argumenton se besimi i qytetarëve ndërtohet mbi funksionimin e institucioneve, përmbushjen e angazhimeve dhe përgjegjshmërinë e qeverisë, e jo mbi premtime apo koncepte të reja.“Besa: standardi moral i besueshmërisë së qeverisjes”, shkruan ajo, duke e cilësuar besën si një vlerë që duhet të reflektohet në mënyrën se si ushtrohet pushteti.

Be First to Comment