Skip to content

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, ndaj të dyshuarit me inicialet G.R. ishte lëshuar më herët një fletarrest lokal.

Policia bëri të ditur se gjatë kontrollit të banesës që ai përdorte janë gjetur disa sende që dyshohet se janë vjedhur në raste të mëparshme në territorin e Ulqinit. Gjithashtu, gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një pako me një substancë që dyshohet të jetë heroinë.

 

Sipas hetimeve paraprake, 47-vjeçari dyshohet se ka kryer tri vjedhje në zonat turistike të Plazhit të Madh dhe Plazhit të Vogël.

Autoritetet thonë se nga rastet e raportuara dyshohet të jenë marrë para, telefona celularë, çelësa automjetesh, biçikleta, pije alkoolike me vlerë, cigare, si dhe sende të tjera personale në pronësi të qytetarëve.

Policia malazeze ka njoftuar se hetimet për rastin janë ende në zhvillim dhe se po vazhdojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

 

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *