Skip to content

Zbulim arkeologjik në fshatin Rromës në Vlorë, zbulohet një çezmë e periudhës së hershme osmane (Foto)

Zbulim arkeologjik në fshatin Rromës, zbulohet një çezmë e periudhës së hershme osmane
Një zbulim me vlerë për trashëgiminë kulturore është bërë në fshatin Rromës, në Bashkinë Selenicë, ku gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji kanë dalë në dritë rënojat e një çezme të vjetër.

Pas njoftimit nga banorët e zonës, specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë dokumentuar strukturën e zbuluar.

Sipas specialistëve, çezma ruan elementë të rëndësishëm ndërtimorë, si tubacion qeramike për furnizimin me ujë, kanale shkarkuese dhe mure të ndërtuara me gurë, tjegulla dhe llaç gëlqereje.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *