
Një video e publikuar në rrjetet sociale ka nxitur reagime të shumta, pasi një i ri ka ndarë mendimin e tij për dallimet mes partneres së tij franceze dhe vajzave shqiptare.
Gjatë një interviste në rrugë, ai tha se ndihet shumë i lumtur në lidhjen e tij dhe se vlerëson mënyrën e jetesës dhe sjelljen e partneres.
“E dashura ime është franceze. E di çka me bo e çka jo,” shprehet ai.
Më tej, ai bëri krahasime mes stilit të partneres së tij dhe mënyrës se si, sipas perceptimit të tij, vishen disa vajza në Kosovë, duke thënë se partnerja e tij përdor pak grim dhe preferon një paraqitje më të thjeshtë.

Be First to Comment