Skip to content

Sipas faqeve të specializuara për statistikat dhe fitimet në sportet luftarake, si llogaria e njohur FighterChecks, vlerësohet se Prenga mund të ketë arkëtuar në total rreth 3 milionë dollarë nga kjo super-përballje.

Kjo shifër përllogaritet të vijë nga një kombinim i bursës bazë të garantuar, e cila kap vlerën e 1.4 milionë dollarëve, e ndjekur nga të ardhurat prej “Pay-Per-View” (PPV) dhe bonuset e pjesëmarrjes prej afro 500 mijë dollarësh.

Përtej këtyre, mendohet se paraqitja e tij agresive në raundin e parë dhe vënia në vështirësi e kampionit britanik i ka siguruar një bonus shtesë diskrecional prej rreth 300 mijë dollarësh.

Pjesa e mbetur e fitimeve llogaritet të ketë ardhur nga kontratat me sponsorët dhe angazhimet e detyrueshme promocionale të eventit.

Edhe pse shifrat zyrtare dhe klauzolat e kontratave të boksit mbeten gjithmonë strikte dhe konfidenciale, një gjë është e sigurt:

Kristian Prenga i dhuroi Joshua-s një nga raundet më të vështira të karrierës, duke provuar se i përket elitës së peshave të rënda, dhe u largua nga ky meç me një bilanc financiar rekord për një boksier shqiptar.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *