
Partia Demokratike ka bërë një denoncim në lidhje me dhënien e një licence kazinoje në kullën e stadiumit “Air Albania”.
Në një dalje për mediat, Sali Berisha dhe Belind Këlliçi publikuan investigimin, ndërsa shprehen se kjo është një aferë dokumentet e së cilës do t’i depozitojnë në Prokurorinë e Posaçme.
Sipas Këlliçit licenca është dhënë ndaj një kompanie që ka lidhje me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama. Këlliçi përmend emrat e personave, që sipas tij janë përfshirë në këtë aferë dhe lidhjen e tyre me vëllain e kryeministrit Rama.

Be First to Comment