Kapri: Nuk kishte asgjë të paprecedentë aty. Është e gjitha përpjekje e propagandës së qeverisë për të shmangur vëmendjen nga ajo çfarë po ndodh në shesh. Agron Shehaj dje bëri detyrën.
Sharka: Detyrën të marrësh dokumentin?
Kapri: Dokumenti ishte për 140 deputetët e Republikës.
Sharka: Po juve jua tha Niko Peleshi që mund të shkoni në zyrë e ta shihni.
Kapri: Po, por sipas procedurës çdo deputeti i takon një kopje.
Sharka: Titulli në një media greke raporton lajmin që në parlamentin shqiptar një deputet rrëmben dokumentin për një marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po ashtu e quan të paprecedentë situatën. Pra, propaganda është dhe në mediat e huaja?
Kapri: E kanë marrë lajmin nga mediat shqiptare. Nuk kanë korrespondentë apo nuk është se na telefonuan ne për të marrë mendimin tonë për këtë çështje.
Sharka: Po ata kanë parë situatën dhe ata logjikojnë që kur deputeti merr dokumentin dhe ikën me vrap, e quajnë të paprecedentë.
Kapri: Po ku e çoi deputeti dokumentin? Ishte prapë në parlament. Thelbi është ky, është detyra e një deputeti që të bëjë transparencë. E kundërta do të ishte e tmerrshme. Aty po votohej një dokument që është konfidencial, por me detyrimin kushtetues që deputetët ta kenë, ta lexojnë përpara se ta votojnë. Dhe Agroni bëri detyrën si deputet që mori dokumentin në tavolinën e vet që ta lexonte. Aty ai u fut në sallën e Kuvendit, u ul dhe po lexonte dokumentin./ TAR
Be First to Comment