Skip to content

Bardhi dënon publikimin e pamjeve të punonjëses së Kuvendit: Veprim denigrues dhe dhunë ndaj dinjitetit të saj

TIRANË, 27 Korrik 2026 – Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas publikimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të pamjeve nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti i rrëzimit të një punonjëseje të administratës gjatë ndjekjes së deputetit Agron Shehaj.

Përmes një deklarate publike, Bardhi e ka cilësuar shpërndarjen e këtyre pamjeve si një veprim denigrues dhe shkelje të rëndë të të drejtës për privatësi, duke nëvizuar se lufta politike nuk duhet të keqpërdorë punonjësit e administratës parlamentare.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *