
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me anë të një videomesazhi ka bërë të ditur diskutimet që do të zhvillohen sot në Kuvendin e Shqipërisë duke u ndalur në dy pika kryesore.
Së pari ndalimi i procesit të ndërtimit në çdo zonë turistike me qëllimin eliminimin e zhurmave dhe shqetësimeve që ato sjellin për turistët vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur të pushojnë në destinacione të ndryshme të vendit tonë dhe së dyti ndalimi i barrierave që pengojnë apo kufizojnë lëvizjen e lirë të pushuesve drejt vijë bregdetare. Balla u shpreh se atë që duhet ta bënin prej kohësh bashkitë do të bëj ligji duke i dhënë një zgjidhje përfundimtare këtyre shqetësimeve.

Be First to Comment