
Policia Kombëtare dhe oficerët e Rojes Civile (Guardia Civil) në Spanjë kanë arrestuar dy shqiptarë në një operacion kundër trafikimit të marijuanës. Dy shqiptarët akuzohen se ngritën një plantacion marijuane në një zonë natyrore pranë qytetit valencian të Engueras. Hetimi nisi në fillim të korrikut, kur disa qytetarë raportuan një lëvizje të dyshimtë njerëzish dhe automjetesh në një zonë natyrore të Sierra de Enguera.

Be First to Comment