
Një 35-vjeçar në Indonezi ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u sulmua, u mbyt dhe më pas u gëlltit nga një piton rreth shtatë metra i gjatë.
Sipas mediave lokale, cituara nga Protothema.gr, Hashim Lubesi po kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Waxakai, në provincën Maluku, pasi kishte festuar në një lokal, kur u sulmua në orët e para të 27 korrikut. Dyshohet se gjarpri doli nga shkurret, e kafshoi në këmbë dhe më pas u mbështoll rreth trupit të tij, duke e mbytur përpara se ta gëlltiste.
Kur 35-vjeçari nuk u kthye në shtëpi, familjarët nisën kërkimet. Ata gjetën fillimisht njolla gjaku dhe sendet e tij personale, përfshirë çantën e shpinës dhe sandalet, çka ngriti dyshimet se kishte ndodhur një ngjarje e rëndë.

Be First to Comment