Gjatë kërkimeve, banorët hasën një piton me bark të fryrë. Pasi e vranë dhe e çanë, ata gjetën trupin e pajetë të Hashim Lubesit brenda tij.
Pas ngjarjes, autoritetet u bënë thirrje banorëve të tregojnë kujdes kur lëvizin në zonat pyjore.
“Ne i bëjmë thirrje publikut të jetë i kujdesshëm kur shkon në pyll ose në fermat e tyre. Nëse është e mundur, të mos lëvizin vetëm, por në grupe, për të minimizuar rrezikun e incidenteve të ngjashme”, deklaroi shefi i policisë lokale.
Ky është rasti i radhës me pasoja fatale në rajon. Muajin e kaluar, një piton sulmoi një çiklist në të njëjtën zonë, ndërsa në Malukun e Veriut një grua 44-vjeçare humbi jetën pasi u sulmua nga një piton në fermën e saj.
Pitonët rrjetëzorë konsiderohen gjarpërinjtë më të gjatë në botë dhe zakonisht i vrasin prenë duke e shtrënguar deri në mbytje, përpara se ta gëlltisin.
Be First to Comment