Skip to content

Përmes një Instagram Story, G-Bani publikoi emailin e dërguar nga ekipi i GoFundMe, ku konfirmohej se procedura e rimbursimit kishte nisur. Sipas njoftimit, të gjithë donatorët do të marrin mbrapsht 100% të shumës së dhuruar brenda 3 deri në 7 ditëve pune, ndërsa fushata është mbyllur përfundimisht.

Pas kësaj, reperi publikoi edhe një reagim të fortë, ku shprehej i zhgënjyer që ishte mbledhur vetëm 1/20 e shumës së synuar. Ai tha se, nëse publiku nuk dëshironte ta mbështeste projektin e tij artistik dhe mesazhin që synonte të përcillte në lidhje me situatën në Shqipëri, atëherë nuk kishte arsye për ta vazhduar fushatën.

Në reagimin e tij, G-Bani theksoi se mënyra e tij për të protestuar nuk ishte me vezë apo forma të tjera, por përmes artit dhe muzikës.

Megjithatë, vetëm pak minuta pas publikimit, artisti e fshiu postimin, duke lënë aktiv vetëm story-n ku njoftonte kthimin e donacioneve.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *