Skip to content

“Me dhimbje të thellë në zemër, njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit se është ndarë nga jeta djali ynë i shtrenjtë: Roland Sala! Ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e enjte, më datë 30.07.2026, në orën 11:00, në Çidhën, Dibër. Pritja do të organizohet te lokali Hasan Krrashi” shkruhet në postimin e ndarë në rrjet.

Siç kemi raportuar dhe ditën e djeshme, 33-vjeçari shqiptar jetonte në Angli dhe kishte shkuar në ishullin e Kretës për të pushuar pranë familjarëve.

Fatkeqësisht, gjatë kohës që po bënte plazh, u përfshi nga dallgët e detit, duke pësuar asfiksi. Ai u transportua menjëherë në Spitalin e Rethimnos, ku qëndroi për rreth dy javë nën kujdesin e mjekëve, duke luftuar për jetën. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, dje ai mbylli sytë përgjithmonë.

Lajmi tragjik ka tronditur familjen dhe gjithë komunitetin shqiptar në qytetin e Rethimnos, në Kretë. Bashkatdhetarët atje janë organizuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit Rolandit, në shenjë respekti, solidariteti dhe nderimi për një bir të kombit që u nda tragjikisht nga jeta.

Ndërsa nesër familjarë, miq e të afërm do t’i japin Rolandit lamtumirën e fundit.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Sala për humbjen tragjike të djalit të tyre.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *