Skip to content

“Më ra si bombë, ndihem i tradhtuar!”/ Kryebashkiaku socialist i Divjakës udhëheq protestën, del kundër PS-së për Reformën Territoriale

Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, ka dalë kundër propozimit të bërë dje nga PS-ja për Reformën Territoriale, sipas të cilit bashkia që ai drejton do t’i bashkohet Lushnjës.

Gjatë një proteste të zhvilluar në Divjakë, Gorrea tha se lajmi për shkrirjen e bashkisë i kishte rënë si “bombë”.

Më tej, kryebashkiaku socialist tha se ndihet i tradhtuar nga partia e tij dhe se nuk është pyetur, por as nuk ka pasur dijeni për vendimin e marrë nga PS-ja.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *