
Festivali ndërkombëtar “Sunny Hill” ka çelur siparin edhe këtë vit në Prishtinë, duke sjellë nga 31 korriku deri më 2 gusht disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore. Nën organizimin e Dua Lipës dhe babait të saj, Dukagjin Lipa, festivali pritet të mirëpresë dhjetëra mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Përtej atmosferës muzikore, vëmendjen e ka tërhequr një detaj simbolik në hyrje të festivalit: flamingot, simboli që u identifikua me protestat qytetare të nisura në Zvërnec kundër projektit të resortit në zonën e mbrojtur dhe që më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë qytetare në Shqipëri.

Be First to Comment