Vendosja e këtij simboli në ambientet e “Sunny Hill” shihet si një vazhdim i mbështetjes që Dua Lipa ka shprehur më herët për këtë kauzë. Artistja me famë botërore kishte deklaruar publikisht, gjatë një bisede në podkastin e shkrimtares Lea Ypi, se mbështeste protestuesit dhe mbrojtjen e mjedisit, një qëndrim që u pasqyrua gjerësisht edhe në mediat ndërkombëtare.
Prania e flamingove në festival është interpretuar nga shumë pjesëmarrës si një tjetër mesazh solidariteti me kauzën mjedisore dhe protestat që vijojnë në Shqipëri.
Në skenën e këtij edicioni do të performojnë artistë të njohur botërorë si Katy Perry, Martin Garrix, Lewis Capaldi, Adam Port, Rampa (Keinemusik), Seth Troxler, PAWSA dhe Carlita.
I themeluar në vitin 2018 nga Dukagjin Lipa dhe i promovuar ndërkombëtarisht nga Dua Lipa, “Sunny Hill” është kthyer në një nga festivalet më të mëdha të Evropës Juglindore, duke mbledhur çdo vit mbi 100 mijë vizitorë nga rreth 60 vende të botës.

Be First to Comment