Secili prej nesh ka një ndërthurje të veçantë të vijave në pëllëmbën e vet, të cilat formojnë forma të ndryshme tek çdo njeri, si tek shenjat e gishtërinjve.
Vijat kryesore të pëllëmbës, që mendohet se përfaqësojnë zemrën, mendjen dhe vijën e jetës, janë më të rëndësishmet për lexuesit e dorës. Jon Saint-Germain, autori i ‘Karma në Pëllëmbë’, kur këto vija formojnë gërmën ‘M’, është një ndërthurje e rrallë.
Duke u bazuar tek ‘Arti i të Lexuarit të Dorës’, një praktikë që ka rrënjë të lashta në Indi dhe Kinë, ky vijëzim i rrallë nënkupton një fat të mirë. Nëse një lexues dore e gjen këtë formë në vijat e dorës tuaj, ai do t’ju thotë se jeni ‘njeri pozitiv, i palodhur, i zellshëm’.
Këto janë 3 cilësitë karkteristike të njerëzve që ia dalin në karrierën që kanë zgjedhur, cilado qoftë ajo. Ndaj, nëse dalloni se e keni M-në e famshme në pëllëmbën tuaj, do të thotë se keni lindur me fat! Dhe në këtë kuptim, këto nuk janë thjesht ‘broçkulla fallxhorësh’. A nuk është bekim të jesh i vullnetshëm, për të studiuar, punuar, për të bërë çdo gjë në jetë me vendosmëri?
Por kjo nuk është cilësia e vetme e atyre që kanë këtë shenjë.
A vijnë gjithmonë miqtë tuaj tek ju për t’ju kërkuar këshilla? Sepse ky vijëzim gjithashtu tregon se jeni një njeri intuitiv, që i nuhasni situatat dhe njerëzit.
Përsëri sipas artit të lashtë kinez dhe indian, të pasurit të M-së në pëllëmbë, do të thotë se askush nuk mund t’ju mashtrojë! Ju e dini pa nevojën për të pasur një arsye, se çfarë ju pret nëse bëni një hap të caktuar me një njeri të caktuar.
Shikojini mirë pëllëmbët tuaja! Shkolla e lashtë kineze është për t’u besuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
Be First to Comment