Në kuadër të këtij operacioni janë kontrolluar 61 automjete luksoze dhe janë verifikuar 82 shtetas me precedentë kriminalë në fusha të ndryshme.
Gjatë kontrolleve, 11 automjeteve luksoze u janë hequr xhamat e errësuar, ndërsa në total janë hequr 61 xhama të errësuar, një pjesë e tyre në xhamin e përparmë të automjeteve.
Po ashtu, 5 automjete janë shoqëruar në ambientet e policisë për verifikime të mëtejshme, njëri prej tyre mjet i blinduar.
Gjithashtu, 6 persona janë shoqëruar pasi gjatë kontrolleve iu gjetën lëndë narkotike, shkopinj bejsbolli dhe shkopinj metalikë. Si dhe është konstatuar edhe një drejtues automjeti që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Be First to Comment