
Media franceze ka publikuar një renditje të agjencive të inteligjencës në Evropë, ku në vendin e parë është renditur MI6 e Mbretërisë së Bashkuar me 251 pikë.
Sipas renditjes që ka bërë “L’Express”, vendin e dytë e zë DGSE e Francës me 169 pikë, ndërsa e treta është AIVD e Holandës me 97 pikë. Në pozitën e katërt renditen së bashku shërbimet ukrainase SBU dhe HUR me 77 pikë, ndërsa BND e Gjermanisë mban vendin e pestë me 62 pikë.

Be First to Comment