Për ngjarjen është ndaluar 32-vjeçari Mattia Miraglia, banues në Vescovato. Edhe ai ka mbetur i plagosur gjatë incidentit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Maggiore”, nën mbikëqyrjen e autoriteteve.
Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, konflikti kishte nisur fillimisht me një debat në një lokal mes 24-vjeçarit dhe 32-vjeçarit, i cili u mbyll pa incidente të mëtejshme.
Më vonë, viktima, i shoqëruar nga vëllezërit e tij, shkoi pranë banesës së të dyshuarit në Vescovato. Hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari zbriti nga banesa i armatosur me një thikë, plagosi fillimisht një nga vëllezërit e 24-vjeçarit në pjesën e barkut dhe më pas goditi disa herë N. Dalipaj në zonën e qafës. Plagët e marra rezultuan fatale.
Karabinierët italianë vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë penale të personave të përfshirë.
Be First to Comment