Skip to content

Aksident i trefishtë në vend, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 19:20 në Murras aksin nacional Elbasan-Cërrik, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit kanë marrë dëmtime të ndryshme dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *