Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të tyre.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, grupi hetimor dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë bërë normalizimin e qarkullimit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Si pasojë e përplasjes, në këtë segment rrugor u krijuan për disa minuta vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Pritet që në vijim autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar për dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë për këtë ngjarje./Top Channel
Be First to Comment